TIRANË, 1 janar/ATSH/-Çiftet e reja që planifikojnë për t’u bërë me fëmijë për herë të parë, nga sot do të përfitojnë një çek prej 40 mijë lekësh, ndërsa ky bonus do të vazhdojë në rritje menjëherë nëse shtohet numri i fëmijëve në familje.
Buxheti i vitit 2019 mundëson mbështetjen direkte për rreth 30 mijë familje që do të përfitojnë çekun e bebes për çdo të porsalindur. Në mbështetje të politikës së re sociale, janë parashikuar 2 miliardë lekë (20 milionë dollarë) në buxhetin e 2019.
Për çdo të porsalindur, familjet do të marrin 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. Janë rreth 30 mijë familje në Shqipëri do të përfitojnë nga një fond për 20 milionë dollarësh që ka vendosur në dispozicion qeveria në buxhetin e këtij viti
Kjo politikë e re sociale mbështet drejtpërdrejt fëmijët, familjen dhe zhvillimin e shoqërisë. z.tosku/ /a.g/























