Ballina Bota

SOFT NEWS – I porsalinduri mahnitës 6,7… kilogramësh!

NJU JORK, 31 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Foshnja Ali vendosi një rekord të ri botëror duke ardhur në jetë me peshë 6,7 kilogramë, dyfishin e peshës mesatare për një të porsalindur.

Nëna dhe foshnja janë në gjëndje të mirë.

Ai nuk ishte fëmija i parë i vitit 2019, por mund të ketë qenë më i shëndoshi për vitin 2018. Ndërsa shumica e foshnjave janë lindur mesatarisht 3,5 kilogramë, Ali theu rekordin në spitalin ”Memorial Arlington” në Teksas, me dyfishin e peshës mesatare për një të porsalindur.

“Nuk e prisnim 6,7 kilogramë”, theksoi nëna e saj për ”USA Today”.

Aliu u lind më 14 dhjetor dhe u kthye në shtëpi më 19 dhjetor, pasi kaloi disa ditë në njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit për sheqer të ulët në gjak.

“Ai është vetëm një djalë i shëndetshëm, vetëm pak më i madh se sa e prisnim”, theksoi babai i djalit, Eric Medlock për CNN./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Në zgjedhjet vendore do të fitojmë edhe bashkinë e Kukësit
Artikulli tjetërRama: Mbyllim epokën e zymtë të lojërave të fatit, miliona euro mbeten në familje