Limaj: Mirënjohje dhe respekt për veteranët e UÇK-së

TIRANE, 30 dhjetor/ATSH/- Në “Ditën e Veteranit”, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,u shpreh se sot kujtojmë qindra e mijëra veteranë jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëparshëm të cilët dhanë gjithçka që të jetësohet ëndrra shekullore e qytetarëve për ta pasur shtetin tonë.

Në këtë ditë, Limaj tha se kujtojmë me respekt përpjekjet, sakrificën dhe angazhimin e të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për qytetarët e Kosovës.

“Urime të gjithë veteranëve 30 dhjetori, Dita e Veteranit. Mirënjohje dhe respekt për veteranët e UÇK-së”, shprehet Limaj.

Limaj po ashtu ka kujtuar edhe sulmin e forcave ushtarake serbe mbi familjen e Adem Jasharit 27 vjet më parë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.