TIRANË,29 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Zëvendëskryeministrja në detyrë, Senida Mesi ka marrë pjesë në aktiviteti “Ti je Dhuratë” në Shkodër – organizuar nga “World Vision” në Shqipëri dhe Kosovë, e cila ka uruar fëmijët për festa e fundvitit.
Aktiviteti “Ti je Dhuratë” në Shkodër, ku afro 100 fëmijë të shkollave të ndryshme sollën një atmosferë krejtësisht të veçantë festive, duke vendosur në qendër të tij zbatimin e Konventës së të Drejtave të tyre dhe duke i sjellë këto të fundit, si zbukurime të pemës së Vitit të Ri
“Urimet më të mira për çdo fëmijë dhe me shpresën e dëshirën që ta kalojnë gëzuar e me respekt për njëri-tjetrin çdo ditë të jetës së tyre!, shkruan Mesi./e.caushi/























