Ballina Aktualitet

Ikën Kumbaro, Elva Margariti ministre e Kulturës

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Elva Margariti është ministrja e re e Kulturës, duke zëvendësuar në këtë post Mirela Kumbaron.

Në kuadër të ndryshimeve në qeveri, Kryeministri Edi Rama komunikoi sot edhe këtë lëvizje, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare së Partisë Socialiste.

“Mirela Kumbaro meriton të gjithë respektin për një punë të madhe që është bërë. Një përmbysje totale në të gjitha drejtimet. Trashëgimia kulturore sot është më nën kujdes se asnjëherë tjetër. Janë të panumërta monumentet e shpëtuara, edhe pse nuk diskutohet se asnjëherë nuk janë mjaft. Muzeumet e reja të ndërtuara, teatrot që janë ndërtuar apo janë në ndërtim nga Turbina tek Teatri i Operas që është në rindërtim të plotë, tek Teatri Kombëtar. Të gjitha shifrat e frekuentimeve të gjithë hapësirës kulturore janë në rritje”, – vlerësoi Rama.

Ministrja e re, Elva Margariti është aktualisht këshilltare në Kryeministri dhe Koordinatore Kombëtare e Projektit “100 fshatrat”, me eksperiencë në fushën e arkitekturës dhe zhvillimit urban si dhe trashëgimisë kulturore. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBledi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Artikulli tjetërEduard Shalsi, ministri i ri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes