TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ – Posta Shqiptare bëhet pjesë e rrjetit “EuroMed Postal”.
Administratori i Postës Shqiptare Laert Duraj, mori pjesë ditët e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të zhvilluar me Bordin e Drejtorëve të rrjetit “EuroMed Postal”, bashkimi i operatorëve postarë të Mesdheut, organizuar në Madrid, nga CORREOS, Operatori Postar i Madridit.
Ky kongres, pati një rëndësi të veçantë për Postën Shqiptare, pasi shtetet pjesëmarrëse, anëtare të “The Postal Union for the Mediterranea”, vendosën me unanimitet votash, që Posta Shqiptare të bëhet pjesë e këtij rrjeti postar mesdhetar. Anëtarësimi në këtë komunitet, është një mundësi e mirë për bashkëpunim rajonal dhe shkëmbim të eksperiencave të ndërsjella ndërmjet vendeve anëtare.
Misioni i këtij rrjeti është të mbrojnë dhe promovojnë interesat kolektive të anëtarëve të zonës së Mesdheut, përfaqësimi i tyre kolektiv përpara organizatave ndërkombëtare, dhënia e konsulencës, ekspertizës dhe shërbimeve brenda kornizave të zhvillimit të marrëdhënieve të biznesit të anëtarëve të saj, për të fuqizuar integrimin e shërbimeve, transferimin e eksperiencave dhe Know-how dhe teknologjisë mes anëtarëve, si dhe të sigurojë fonde nga donatore për financimin e projekteve të përbashkëta midis anëtarëve të rrjetit.
EuroMed, ose i quajtur ndryshe “The Postal Union for the Mediterranea (PUmed) është një komunitet postar rajonal (Mesdhetar) i krijuar më 29 Nëntor 2016 nga 20 operatorë të shteteve të ndryshme, anëtar të UPU.
e.xh/ /a.g/
























