Ballina Flash

Haradinaj: Institucionet do të interesohen për çmimet e naftës

PRISHTINË, 27 dhjetor /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve, ku ka shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve në tregun e Kosovës.

Haradinaj është shprehur se Qeveria e Kosovës me vëmendje po e përcjell gjendjen në tregun e naftës dhe do të bashkëpunojë ngushtë me mekanizmat që e rregullojnë këtë sektor.

“Pasi dëgjova edhe qëndrimin e tyre, premtova për angazhimin tim për zgjidhjen e shumë pengesave administrative me të cilat po përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën dhe e depove doganore, si dhe taksa për kyçjen në rrugë, të cilat e rrisin koston e importuesve dhe rrjedhimisht edhe çmimin në treg. Duke respektuar tregun e lirë, kam insistuar në kujdes ndaj qytetarëve të vendit”, tha Haradinaj. /KosovaPress//e.malaj//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Oskari dhe tezja Rozë” ngjiti në teatër dy shfaqjet e fundit për këtë vit
Artikulli tjetërFOTO/ “Lëvizja Kombëtare e Leximit”, biblioteka e Rrëshenit me libra të rinj