TIRANË, 27 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/ – Shoqata e Arbitrave Shqiptarë (BASHF) ka organizuar pasditen e sotme, në praninë e arbitrave, një kokteil në bashkëpunim me Komitetin e Arbitrimit me rastin e festave të fundvitit. Në këtë organizimin ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati.
Kjo shoqatë, ka shpërndarë disa çmime për arbitrat dhe asistentët më të dalluar për vitin që po lëmë pas, vitin 2018. Gjatë aktivitetit u shpallën, arbitri më i mirë: Enea Jorgji, asistenti më i mirë: Rejdi Avdo; arbitrja më e mirë: Emanuela Rusta; arbitri perspektivës: Olsi Yzeirajl, asistenti perspektivës: Uran Kora./a.g/























