TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Ish-kapiteni i “Mançester United”, Uejn Runi, e mbështet plotësisht vendimin e bordit të klubit për ta shkarkuar Zhoze Murinjon pas krizës së rezultateve në kampionat dhe marrëdhënieve të tensionuara me lojtarët.
Runi ka deklaruar se “ishte krijuar një situatë toksike. Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për raportet e lojtarëve me trajnerin, por me gjithë klubin në tërësi. Jam i sigurt se edhe Ed Uduard ndihej njëlloj, stafi, gratë e kuzhinës dhe magazinierët nuk po e shijonin”, thotë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Ndërkohë Uejn Runi beson se trajneri i ri i “Manchesterit” Solskjaer, mund ta ndryshojë këtë situatë: “Ole është njeriu që do japë menjëherë rezultate dhe unë e di që tani, që ata janë të lumtur me të.
Aktualisht “Mancheteri” renditet në vendin e gjashtë në Premier Ligë dhe ka 29 pikë. Ndërkohë që është kualifikuar për në fazën tjetër të Ligës së kampioneve. /o.l/ /a.g/












