Ballina Flash

Presidenti Meta uron besimtarët me rastin e Krishtlindjes

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

“Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.

Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim”, citon urimi i Presidentit Meta. /e.xh/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTreguesit ekonomikë në rritje, kanë nxitur ecurinë e kreditimit
Artikulli tjetërSHBA – Media: Kevin Spacey dënohet për abuzim seksual