TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot raportin e Politikës Monetare.
Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekut, në nivelin 1,00%.
Gjithashtu nisur nga projeksionet pozitive të treguesve ekonomik të vendit, Banka Qendrore vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 0,10% si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 1,90% /e.xh/j.p/






















