ANKARA, 23 dhjetor /ATSH-AA/ – Janë publikuar fotografitë të reja të Jupiterit, që i ka regjistruar anija kozmike e NASA-s, ”Junona”, ku jepet një pasqyrë krejtësisht e re e cikloneve dhe stuhive në këtë planet.
Udhëheqësja e projektit ”JunoCam”, Candice Hansen nga Instituti i Shkencave në Arizona, në takimin e Unionit Gjeofizik Amerikan, prezantoi fotografitë e papërpunuara.
“Ne e dinim se vëzhgojmë një zonë që nuk ishte parë më parë në Jupiter. Ishte e papritur të shihje uraganet gjigante dhe ciklonet”, shpjegoi Hansen.
Pritet që ”Junona”, që përfundoi turin e saj në orbitën e Jupiterit për 53 ditë, të japë rezultate dhe zgjidhje mbi atë se si është formuar planeti më i madh në sistemin tonë diellor./ /os/ a.jor.












