Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, program trajnimi për nxënësit e shkollave

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nën logon “Siguria Ushqimore” ka nisur një program ndërgjegjësues në shkolla/çerdhe.

Ky program ka startuar në kryeqytet në shkollën 9-vjeçare “Hasan Tahsini” për t’u shtrirë më tej në të gjithë Shqipërinë. Dita e parë e programit rezultoi një sukses, vlerësuar kjo nga interesi i lartë i nxënësve, me pyetjet  e shumta rreth kësaj tematike.

Më konkretisht, synimi i AKU-së është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë tek familjet e tyre dhe kudo.

Në këtë kuadër duke marrë në konsideratë se për grupmoshat e nxënësve – referuar nevojave metabolike në funksion të procesit të rritjes dhe zhvillimet të tyre – është jetike cilësia dhe siguria e ushqimeve që ata konsumojnë, AKU ka pasur vëmendje të shtuar për kontrolle në subjekte që ofrojnë ushqim afër shkollave, sidomos të shitësve ambulantë.

e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Berat, trashëgimia kulturore, e aksesueshme për njerëzit me aftësi të kufizuara
Artikulli tjetërBRUKSEL – NATO-ja rithekson angazhimin në Afganistan pas tërheqjes amerikane