Ballina Flash

Kosnett: Përkrahja amerikane për rend dhe ligj nuk do të mungojë

PRISHTINË, 21 dhjetor /ATSH/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Sipas njoftimit për media nga MPB, në këtë takim, Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutua  për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Mustafa e vlerësoi lart mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e sigurisë, veçanërisht për përkrahjen në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, ambasadori amerikan, Philip Kosnett tha se vendi i tij është i përkushtuar për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, duke shtuar se ndjehet shumë i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë.

Ai theksoi se bashkëpunimi dhe përkrahja amerikane për Kosovën, e në veçanti për institucionet e rendit dhe ligjit, nuk do të mungojë. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇekia, mbështetje Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
Artikulli tjetërAFGANISTAN – Kabuli: Tërheqja amerikane nuk ndikon në sigurinë e vendit