Ballina Bota

HUNGARI – Protesta pas ligjit të polemizuar për orët shtesë në vendin e punës

TIRANË, 21 dhjetor /ATA-AFP/ – Presidenti hungarez, Janos Ader dekretoi sot ligjin për orët shtesë në vendin e punës, votimi i të cilit së fundmi në parlament shkaktoi manifestime të mëdha kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, njoftoi presidenca.

”Ky ligj i shumëdebatuar, që e çon në 400 numrin e orëve shtesë që punëdhënësit mund t’u kërkojnë punonjësve të tyre në vit dhe që do të paguhen pas tre vjetësh, nuk i kufizon të drejtat e punëtorëve, thekson një aleat politik i kryeministrit nacional-konservator hungarez”, shton presidenca hungareze në një komunikatë.

Kryetari i shtetit shpjegon se i ka shqyrtuar amendamentet e Kodit të Punës të miratuara nga deputetët gjatë një seance me debate të ashpra më 12 dhjetor.

”Konstatova se shembuj të tillë apo edhe më strikte gjenden në Irlandë, në Britaninë e Madhe, në Republikën Çeke dhe në Danimarkë”, shton presidenti Ader.

Pas votimit në Parlament, sindikatat i ishin drejtuar Presidentit, duke e kërcënuar se do të fillonin një grevë të përgjithshme dhe se do të bllokonin rrugë në rast se ligji do të miratohej.

Një tjetër manifestim pritet të zhvillohet sot në mbrëmje në Budapest në vazhdën e një serie protestash gati të përditshme që shpërthyen pas miratimit të reformës./ /irmapu/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Përpjekje të shtuara të shërbimeve sekrete kundër ekstremizmit të djathtë
Artikulli tjetërPRAGË – 13 të vdekur pas shpërthimit të gazit në një minierë