Ballina Flash

Alegri: Di Francesco është trajner i madh

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Masimiliano Alegri ka folur në prag të takimit që “Juventus” do të luajë me “Romën”.

Alegri tha se “Ronado luan, sepse janë edhe 2 ndeshje këtë vit. “Njërën do të luajë, ndërsa në tjetrën jo”, sqaroi tekniku bardhezi.

Me pas trajneri i “Juventusit” foli edhe për “Romën”, “është e vetmja skuadër italiane e mbetur në Ligën e Kampioneve, së bashku me ne. “Këtë sezon nuk janë në pozicionin e duhur në klasifikim, por nesër do të jetë “Juventus”-“Roma”, dhe është një ndeshje e madhe. Nuk mund të lejojmë asnjë nënvlerësim. Ky është klasifikim i rremë, i vërteti do të jetë në 29 dhjetor, kur të përfundojë faza e parë dhe do të bëhet vlerësim i saktë”, tha ai.

Alegri foli edhe për Di Françeskon, për të cilin tha se ka shumë cilësi.

“Kolegu im ka cilësi që nuk diskutohen. Një nga më të rinjtë që bëri mirë sezonin e kaluar. E çoi “Romën” në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe luftoi deri në fund për vendin e dytë në kampionat. Të gjithë trajnerët vihen në pikëpyetje kur nuk vijnë rezultatet, por ai ka kohë për të bërë një sezon të madh”, tha Alegri. /o.l/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI shpallur në kërkim, në pranga 42-vjeçari në Elbasan
Artikulli tjetërKëmbimi valutor, forcohet dollari, euro humb pikë kundrejt lekut