Ballina Flash

Punimet tek “Unaza e Re”, Prokuroria letër Kryemadhit

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH – A. Fortuzi/ – Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur kërkesës së Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi lidhur me ndërprerjen e punimeve te Unaza e Re. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ky vendim është në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës.

Pas kërkesës së LSI për ndërprerjen e punimeve në projektin e Unazës së Re, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një letër, Monika Kryemadhit. “Çështja jo kompetencë e Prokurorisë Përgjithshme, por kompetencë e Prokurorisë së Tiranës”, shkruhet në letër.

“Pavarësisht faktit se kërkesa është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, bazuar në përcaktimet e neneve 74, 75/b, 76 dhe 277 të Kodit të Procedurës Penale, kompetenca lëndore për trajtimin tij nuk i takon kësaj zyre, por Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, shkruhet në letër.

Kryetarja e LSI, Kryemadhi pak ditë më parë kërkonte nga kryeprokurorja, Arta Marku pezullimin e punimeve në të gjithë projektin e Unazës së Re deri në sqarimin përfundimtar të rrethanave të kësaj çështjeje. j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Dialog jo me opozitën, por me studentët pasi e shohin shumicën qeverisëse, si zgjidhjen e tyre të vetme
Artikulli tjetërSoreca apel politikës: Finalizoni në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor