Ballina Bota

SHBA – Fed rrit normat e interesit, për të katërtën herë brenda vitit

UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore amerikane rriti normën e interesit, për herë të katërt brenda vitit, por sugjeron se do të ngadalësojë ritmin e rritjes vitin e ardhshëm, sipas një deklarate të Komiteti Monetar të Fed.

Gjatë një takimi që u shoqërua me presione të larta, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump kritikon ashpër rritjet e normave, Fed rriti me një të katërtën pikë përqindjeje normën e interesit. Kjo shifër regjistrohet tashmë midis 2,25% dhe 2,50%.

Për vitin 2019, Fed i cili uli parashikimin e rritjes ekonomike pohoi se po monitoron eçurinë e ekonomisë globale për të ngadalësuar numrin e rritjeve në dy herë në vend të tre, sipas parashikimeve të normave të anëtarëve të Komitetit monetar. (FOMC)/ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadori i BE-së: Studentët të zgjedhin përfaqësi për dialog
Artikulli tjetërKINË – Shkencëtarët do të zgjerojnë sipërfaqen e “orizit të detit” në 2019