Ibrahimoviç zbulon të ardhmen

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/- Merr fund ëndrra e tifozëve të “Milanit” për të riparë Zlatan Ibrahimoviç të mbajë veshur fanellën kuqezi.

Sulmuesi suedez do të luajë në Major League Soccer edhe në vitin 2019-të.

Zlatan Ibrahimoviç, i cili në sezonin e tij të parë shënoi 22 gola ndërsa spikati edhe me 10 asiste ka rinovuar kontratën e tij me “Los Angelos Galaxy” edhe për një tjetër vit, duke i mbyllur dyert një transferimi të mundshëm te “Milani” në janar.

Në kontratën e re me skuadrën kaliforniane Ibra ka përfituar një rritje të lehtë të pagës ndërkohë që objektivi i tij në sezonin e vitit 2019-të do të jetë të shpallet kampion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me “Galaxy”, pasi në këtë sezon nuk arriti ta çonte skuadrën në play-off.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.