TIRANË, 19 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/ – 280 të rinj kanë nisur testimet për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka theksuar se 280 të rinj po bëhen pjesë e familjes së madhe të FA.
“280 të rinj kanë nisur testimet për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura e familjes model për shoqërinë shqiptare, për t’i shërbyer vendit, për t’u ndjerë krenarë, për t’u arsimuar falas brenda dhe jashtë vendit dhe për të pasur një të karrierë të sigurt, bazuar në meritokraci… në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, thekson Xhaçka. /a.g/