TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Vëmendja maksimale ndaj arsimit do të mundësonte ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt e të qëndrueshme për të rinjtë në Shqipëri.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta risjell edhe njëherë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Franceskut që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës.
“Me përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje maksimale në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, të frenojmë largimin e tyre dhe t’ju mundësojmë ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt e të qëndrueshme në Shqipëri”, thekson Presidenti Meta.
/gj.mima/ /a.g/























