Ballina Flash

Punonjësit e mirëmbajtjes, riparime te Parku i Madh

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ – Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar në çdo lagje të kryeqytetit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thotë se në çdo ditë të javës vijon puna për mirëmbajtjen e qytetit. “Riparojmë ne kohë rekord modulet e dëmtuara te Parku i Madh, sepse fundjava është para dhe fëmijët nuk presin”, – thotë Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Punonjësit e APR-së tregojnë kujdes të veçantë për mirëmbajtjen e këndeve rekreative për fëmijët. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Durrës, fëmijët mes trashëgimisë, artit dhe kulturës
Artikulli tjetërJanar-nëntor, 166 mijë tonë grurë u përpunuan në portin e Durrësit