TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ – Trajneri i Kombëtares kuqezi, Kristian Panuçi ka marrë pjesë në seleksionimet e moshave të zhvilluara në Itali.
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se trajneri do të vëzhgojë futbollistët e grupmoshave të datëlindjeve 2001-2006.
Për dy ditë me radhë përzgjedhjet u zhvilluan në Itali, ditën e djeshme në Milano ishin të pranishëm 140 futbollistë dhe sot 60 futbollistë në Romë. Seleksionimet e Romës u ndoqën nga afër edhe nga ish-kapitenët kuqezi, Foto Strakosha dhe Igli Tare.

Ky proces seleksionues është ndjekur nga një komision i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuar nga Drejtori Teknik, Dzemal Mustedanagic, i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Elvin Beqiri, trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Armand Dama, trajneri i ekipit kombëtar U-15, si dhe spacialistët, Sulejman Mema e Dritan Babamusta. /e.caushi/























