SHBA – Trump: FED të mos rrisë normat e interesit

UASHINGTON, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot Rezervës Federale, Bankës Qendrore Amerikane (Fed) për të mos rritur normat e interesit, gjatë takimit të planifikuar të martën dhe të mërkurën.

“Është e pabesueshme që me një dollar shumë të fortë dhe pothuajse pa inflacion, bota paraqitet e tensionuar rreth nesh me Parisin që proteston dhe me Kinnë në rënie të lirë, FED mendon vetëm për një rritje të re të normave të interesit”, shprehet presidenti në një postim në Twitter.

Tregjet presin që Komiteti Monetar i FED të rrisë normat e interesit në baza ditore për herë të katërt këtë vit për të parandaluar rritjen e pakontrolluar të ekonomisë, e nxitur nga uljet e taksave të administratës Trump./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.