Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/12/2018

GJEORGJI – Ceremonia e betimit të presidentes së re gjeorgjiane, Salome Zourabichvili, që është edhe gruaja e parë që drejton vendin.

BUDAPEST – Manifestim nga opozita dhe sindikatat kundër një ligji të ri mbi orët e punës dhe kundër qeverisë së Viktor Orban.

TEHERAN – Presidenti iranian Hassan Rohani prezanton buxhetin 2019-2020.

AKRA (Gana) – Vizitë e Christine Lagarde, drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

VLADIVOSTOK – Zgjedhje për guvernatorin e rajonit Primorski në Lindjen e Largët ruse, dy muaj pas anulimit të pazakontë të një votimi të parë për shkak të vjedhjeve masive.

LIVERPUL – 16 pikë ndajnë “Liverpulin”, lideri i Kampionatit të Anglisë dhe “Mançester Junajtid”, që ndodhet në vendin e gjashtë, por ndeshja mes dy fqinjëve rivale është një prej çasteve më të pritur në sezonin e “Premier Ligës”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e dielë, 16 dhjetor 2018
Artikulli tjetër“Ky ishte urdhri që m’u dha dhe e ndoqa”, martesat e hershme shkelje e të drejtave të të miturve