Ballina Bota

SHBA – Google hap dyert e bamirësisë

NJU JORK, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Në prag të Krishtlindjeve, kompania Google hap dyert e saj në favor të bamirësisë.

Shfrytëzuesit së shpejti do të jenë në gjendje të bëjnë donacionet përmes aplikacionit të kompanisë, Play Store, me garancinë që shuma e plotë do t’i shkojë marrësit.

Tetë vendet e para do të jenë Italia, SHBA, Gjermania, Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Meksika.

Në apikacionin Play Store ju mund t’i dhuroni organizatave të ndryshme humanitare dhe ambientaliste, nga Kryqi i Kuq tek UNICEF duke kaluar përmes WWF, Save the Children dhe Doctors Without Borders.

Përsa i përket bamirësisë, Google nuk është i pari.

Për disa vite, Apple ka përdorur aplikacionin, App Store për të mbledhur donacione, veçanërisht në rast të fatkeqësitë natyrore si uragani Harvey i vitit 2017, Kaliforni, ose përmbytjet në Kerala, Indi, në muajin gusht./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e dëborës, pastrohen akset, asnjë rrugë e bllokuar
Artikulli tjetërTatimet: 96,4% e tatimpaguesve kanë deklaruar në kohë TVSH-në