BERLIN, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Gjermania ligjëroi sot një “gjini të tretë” në certifikatat e lindjes, duke e shndërruar vendin në një paraprijës në Europë në njohjen e personave me dy sekse.
Në krahë të “femër” apo “mashkull” mund të zgjidhet edhe mundësia “ndryshe” për personat e prekur, sipas këtij ligji të miratuar nga Dhoma e Deputetëve.
Qeveria e koalicionit mes konservatorëve të Angela Merkel dhe socialdemokratëve aplikon kështu një vendim të Gjykatës Kushtetuese të dhënë në vitin 2017./ /G.S/ a.jor.























