Ballina Ekonomi

Strategji kombëtare për fuqizimin e tregut të pagesave

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ – Infrastruktura financiare e sektorit bankar u fuqizua më tej gjatë vitit 2018.

Banka e Shqipërisë dhe Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave kanë vënë në zbatim strategjinë kombëtare për fuqizimin e tregut të pagesave me vlerë të vogël dhe rritjen e shkallës së përfshirjes financiare të popullatës.

Në këtë kuadër, bën të ditur Banka e Shqipërisë, rezultatet e para janë premtuese dhe ato do të pasohen nga hapa të tjerë të Bankës Qendrore dhe të sektorit për të mundësuar arritjen e objektivit sasior për dyfishimin e popullsisë që zotëron një llogari bankare, deri në vitin 2022. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Gjirokastër, kalaja historike dhe mitike zgjon kureshtjen e të rinjve
Artikulli tjetërROMË – Shqipëria fjala e dytë më e kërkuar nga italianët në Google për turizmin