Ballina Ekonomi

Ndërtohet Ura e Vashës, vepra më e vështirë e Rrugës së Arbrit

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se në Rrugën e Arbrit, po vijon puna në mënyrë intensive.

Gjatë këtyre ditëve po ndërtohet Ura e Vashës. Segmenti nga Zall-Bastari tek Ura e Vashës është më i rëndësishmi, i gjatë rreth 22.9 km dhe kalon në një territor të vështirë nga ana topografike. Në këtë segment parashikohen të ndërtohen edhe veprat më të mëdha të artit.

Rruga e Arbrit do të ketë gjithsej 6 ura, por ajo më e madhja e më e rëndësishmja është Ura e Vashës e cila kalon mbi lumin Mat dhe ka një gjatësi 398 metra.

Rruga e Arbrit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banoreve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore siç është kromi nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet. Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

Aksi do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli.

Ky variant u shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike. /o.l/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMesazhi emocionues i vajzës së ushtarakut
Artikulli tjetërBanka e Shqipërisë: Të ardhura rekord nga turizmi