Mesazhi emocionues i vajzës së ushtarakut

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një mesazh emocionues të 11-vjeçares për babain e saj ushtarak.

“Krenare jo vetëm për ushtarakët, por edhe për familjet e tyre, shembullore për shoqërinë tonë. Antea, vajza 11-vjeçare e një ushtaraku, ka një mesazh plot emocione për të gjithë ne”, shprehet ministrja Xhaçka.

“Unë jam krenare për vendin tim, jam krenare që babai punon në forcat e Ushtrisë. Dua dhe unë një ditë të kem uniformë ushtarake”, u shpreh 11-vjeçarja. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.