Ballina Kryesore

Festat e Fundvitit, 50 dollarë shpërblim për pensionistët

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Qeveria miratoi sot shpërblimin prej 50 dollarësh për festat e fundvitit për pensionistët.

Duke informuar mbi vendimet e sotme të Qeverisë Kryeministri Edi Rama veçoi po ashtu edhe një tjetër nismë të qeverisë me impakt social, siç është çeku i bebeve.

Sipas Ramës, ka ende shumë për të bërë, por ajo që është bërë në 5 vjet, më parë as që mund të mendohej.

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50 USD) dhe çekun e bebeve të 2019 (400 USD fëmija i parë, 800 i dyti, 1200 i treti). Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin”, tha Kryeministri. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnkimimi nga Komisioneri Publik, kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja sërish në sitën e Vetingut
Artikulli tjetërVlorë, pastrohet stacioni i ujërave të ndotura pranë “Tunelit”