Ballina Lajme nga Vendi

Roskovec, votohet për “Njeriun e Vitit 2018”

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Vlera më e madhe e një qyteti janë banorët e tij, prandaj bashkia Roskovec po organizon eventin “Njeriu i Vitit 2018”, ku do të votohet për personalitetet dhe banorët e spikatur.

Ky event organizohet nën kujdesin e veçantë të kryetares së bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi dhe është vijim i një tradite të përvitshme.

Votimi është i hapur deri më datë 21 dhjetor dhe qytetarët do të votojnë për personalitetet, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në 10 fusha të ndryshme. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Zgjedhja e anëtarëve të KLP, kandidatët prezantojnë platformat
Artikulli tjetër9-mujori/ Remitancat u rritën me 7,9%