Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11.12.2018

HAGË (Holandë) – Kryeministrja Theresa May takim me homologun holandez, Mark Rutte për të kërkuar siguri për Brexit.

PARIS (Francë) – Reagime pas njoftimeve të Emmanuel Macron për të zbutur indinjatën e ‘’jelekëve të verdhë’’.

MOSKË (Rusi) – Ceremonia e lamtumirës e aktivistes më të moshuar për të drejtat e Njeriut, ruses Lioudmila Alexeeva, e cila vdiq të shtunën në moshën 91 vjeç.

PARIS (Francë) – Takim i ministrave francezë dhe gjermanë të Punëve të Jashtme para një takimi për trafikun e armëve në Ballkan.

STRASBURG (Francë) – Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker informon Parlamentin Europian mbi samitin e ardhshëm që do të mbahet më 13-14 dhjetor.

BRATISLAVË (Sllovaki) – Vizitë e kryeministres serbe, Ana Brnabic.

PARIS (Francë) – Dalin në ankand disa letra të Karl Marx mbi  “Kapitalin”.

RUSI – 100-vjetori i lindjes së shkrimtarit rus, Alexandre Soljenitsyne.

VANKUVER (Kanada) – Vijon seanca dëgjimore ndaj drejtueses së lartë të kompanisë kineze ‘’Huawei’’, ndërsa Uashingtoni kërkon ekstradimin e saj.

NJU JORK (SHBA) – Revista ‘’Time’’ pritet të zbulojë përzgjidhjen e saj për Personalitetin e Vitit./ / v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 11 dhjetor 2018
Artikulli tjetërFRANCË – Numër rekord teleshikuesish për fjalimin e Macron