Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e diel 9 dhjetor 2018

TIRANE, 9 dhjetor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime në pjesën e veriut dhe vranësira në pjesën tjetër të vendit te shoqerura me rreshje shiu, pjesërisht shtrëngatë shiu në bregdetin jugor deri në mesditë. Më pas ndërprerje të rreshjeve dhe kthjellime.

Gradualisht në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës mot i vranët me rreshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatës.

Në Alpe dhe Verilindje reshje dëbore në lartësitë 700 metër.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Verilindje  2-25m /sek, erë me rrahje dhe e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 në forcim me lartësi vale deri në 2.0 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/12 diell shi
Kukës -2/5 diell shi
Lezhë 8/11diell shi
Dibër -3/6 diell shi
Durrës 6/15 diell shi
Tiranë 3/16 shi diell
Elbasan 7/16  shi diell
Berat 2/17 shi diell
Vlorë 8/16  shi diell
Korcë -0/7 shi diell
Gjirokastër -0/15 shi diell
Sarandë   9/17 shi diell

/e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelja e negociatave, deputeti francez vlerëson progresin e Shqipërisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09.12.2018