Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ Korça nën magjinë e dritave

TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH/-Një atmosferë magjike ka mbuluar Korçën në prag të festave të fundvitit.

“Festivali i Dritave” mbushi edhe këtë vit me vizitorë të shumtë qytetin juglindor të Korçës.

Dekori i veçantë i vendosur në Pazarin e Vjetër të Korçës, si dhe në të gjitha sheshet e rrugët e qytetit, që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, i ka dhënë qytetit një bukuri mahnitëse.

“Një super atmosferë festive në Korçë. Ndezëm dekorin e festave me Festivalin e Dritave. Mos e humb atmosferën magjike, që vetëm një qytet si Korça t’a dhuron”, shprehet kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Një kalendar i pasur aktivitetesh do t’i shoqërojë qytetarët korçarë, si dhe vizitorët e shumtë gjatë gjithë muajit më të bukur të vitit./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Mision kinez në anën tjetër të Hënës
Artikulli tjetër“Barcelona” përgatitet për blerjen më të shtrenjtë në histori