TIRANË, 7 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/- “Juventus” pas fitores me “Interin” mbrëmjen e të premtes fal golit të Mario Mandzukic ka thyer një tjetër rekord, nisjen më të mirë të kampionatit në 15 javët e para, ku ka arritur 14 fitore dhe një barazim.
“Marshi i pandalshëm, perfekt i “Zonjës së Vjetër” është një rekord brenda dhe jashtë Italisë, brenda dhe jashtë Evropës”, shkruan “Sportmediaset” në një artikull të publikuar mëngjesin e sotëm.
“Juventus ka grumbulluar 43 pikë në 15 javët e para, si asnjë skuadër tjetër ne Evropë apo botë në kampionatet respektive, që prej fillimit të kampionateve me sistemin tri pikë për fitore. Rekordi tjetër, shkruan Sportmediaset, është të ardhurat e arritura gjatë këtyre 15 javëve të para, .163.509 euro të ardhura dhe 41.495 spektator pagues, mes të cilëve 2 099 miq”, shkruan “Sportmediaset”. /j.p/











