Ballina Bota

BUKURESHT – Korrupsioni dhe ekonomia problemet kryesore të rumunëve

BUKURESHT, 6 nëntor /ATSH-AGERPRES/- Korrupsioni, inflacioni, gjendja e ekonomisë, sistemi i qeverisjes dhe sistemi shëndetësor janë ndër çështjet me të cilat po ballafaqohet Rumania, sipas sondazhit të kryer nga SCCT & Research SRL, në Fondacionin e Universitetit të Detit të Zi (FUMN).

Sipas këtij sondazhi, korrupsioni renditet i pari në mesin e problemeve me 50,1%, pasuar nga inflacioni dhe kostoja e jetesës, 43,0%, situata e ekonomisë, 36,1% dhe vendimet e qeverisë 36,1%.

Përveç kësaj, sondazhi tregon se 73,0% e të anketuarve besojnë se gjërat po shkojnë në rrugën e gabuar në Rumani, situata aktuale në vend është perceptuar si ”negative” me 56,7% dhe me 16,9% si ”shumë negative”.

Rreth 54,2% deklarojnë se gjendja ekonomike e Rumanisë është ”e keqe” dhe 20,5% e konsiderojnë atë ”shumë negative”, ndërsa 41,9% mendojnë se situata politike është ”negative” dhe 32,0% ”shumë keq”./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLleshaj: Të përshpejtohet puna për përcaktimin e saktë të adresave
Artikulli tjetërVeliaj tek “Astiri”: Po inspektoj punimet e “kompanisë” së Bashës