Ballina Lajme nga Vendi

Fier, shkolla artistike “Jakov Xoxa” drejt transformimit

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/- Në shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier vijojnë punimet intensive për rikonstruksionin e saj.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, thekson se “nuk kemi mbaruar ende me rikonstruksionin e shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Aktualisht jemi duke transformuar godinën qendrore të shkollës.

Sipas tij, bashkë me ngritjen e shkollës së baletit do të mundësojmë transformimin e kësaj shkolle në një kampus të vërtetë.

Shkolla “Jakov Xoxa” do të jetë vatra e artistëve të ardhshëm. Shkolla artistike “Jakov Xoxa”, zanafillën e ka në vitin 1966 pranë shkollës 8-vjeçare “Andon Xoxa”, ku u çel klasa e parë për degët piano, violinë, klarinetë, oboe, fizarmonikë etj. Në vitin 1979 u themelua shkolla e mesme artistike. Në vitin 1999 shkollës iu shtua statusi kombëtar. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Krerët gjermanë të automjeteve më optimistë pas takimit me Trump
Artikulli tjetërMashtroi në shitjen e automjetit, në pranga 34-vjeçari