Ballina Lajme nga Vendi

Dhurimi i gjakut, proces 100% i sigurtë

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – Dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurtë dhe një proces tepër i shëndetshëm, sidomos për të rinjtë dhe për të rejat.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në ditën e vullnetarizmit ka falenderuar të gjithë ata që janë bërë pjesë e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, dua të falënderoj të gjithë ata të rinj e të reja, burra e gra, institucione, shoqata e aktorë të shoqërisë civile, të cilët me vullnetarizëm janë bërë pjesë e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke mbështetur këtë kauzë jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish”, shprehet Presidenti Meta.

“Dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurtë dhe një proces tepër i shëndetshëm, sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, të cilët unë besoj do vijojnë me vullnetarizëm të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe të këtij solidariteti njerëzor”, thekson Meta.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO – Në lartësitë e Kelmendit ndizet oxhaku për vizitorët
Artikulli tjetërFOTO/ Çelet në Fier edicioni IV i grafikës shqiptare