TIRANË, 3 dhjetor/ ATSH- A. Fortuzi/- Federata Europiane e Futbollit ka miratuar krijimin e një kompeticioni të ri që do të nisë udhën në vitin 2021. UEFA mori këtë vendim gjatë një mbledhje të zhvilluar në Dublin dhe lajmi është publikuar në faqen zyrtare të organit më të lartë të futbollit në Europë.
Ky kompeticion do të jetë i treti, pas Champions League dhe Europa League. Në fazën e parë të këtij kompeticioni do jenë 32 skuadra dhe formati do të jetë i njëjtë me atë të Europa League. Në total janë parashikaur 141 ndeshje. Fituesi këtij kompeticioni sezonin tjetër do ketë të drejtë të bëhet pjesë e UEFA-s direkt në fazën e grupeve. Edhe Shqipëria përfiton nga ky kompeticion, pasi skuadra që do renditet e katërta në kategorinë Superiore shqiptare të futbollit do të marrë pjesë në këtë kompeticion.
Presidenti Aleksandr Ceferin deklaroi se ky turne do të përfshijë akoma më shumë klubet evropiane, dhe ideja lindi nga shoqata evropiane e klubeve. Turneu i ri, i cili ende nuk ka një emër zyrtar, do të luhet të enjteve. /r.e/








