TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/-Skema e re e ndihmës ekonomike u prezantua sot në bashkinë e Peqinit.
Në kuadër të fushatës së komunikimit mbi Skemën e Ndihmës Ekonomike, e udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale Elbasan zhvilluan takimin e rradhës në Peqin.
Të pranishëm ishin edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, administratorët e njësive Administrative të kësaj Bashkie, si dhe administratorët socialë të ndihmës ekonomike.
Diskutimi u fokusua rreth problematikave të aplikimit të NE-së, mbi zbatimin e legjislacionit dhe verifikimin e familjeve të Skemës së Ndihmës Ekonomike. /j.p/



























