TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ – Kredia konsumatore ka shënuar rritje progresive edhe gjatë 3-mujorit të fundit të këtij vitit.
Banka e Shqipërisë, në analizën paraprake të treguesit të kreditimit, ka parashikuar që kredia për qytetarët ka shënuar rritje për blerje banese, ashtu edhe për kreditë konsumatore.
Sipas Bankës Qendrore, politika monetare lehtësuese dhe standardet lehtësuese për kreditimin e individëve, ka favorizuar nxitjen e huadhënies konsumatore.
Kjo është e lidhur drejtpërdrejtë me rritjen e konsumit në vend dhe qarkullimin e mallrave, duke ndikuar në dinamikën e zhvillimit të treguesve ekonomikë. e.xh/e.caushi/






















