Ballina Bota

RUMANI – 60% e qytetarëve duan bashkimin e vendit me Moldavinë

BUKURESHT, 29 nëntor /ATSH-Agerpres/ – Gjashtëdhjetë për qind e rumunëve deklaruan miratimin e tyre për bashkimin me Republikën e Moldavisë, ndërkohë që 27% e kundështuan, sipas një sondazhi të ”Avangarde”, publikuar dje.

Sipas kompanisë së sondazheve ”Avangarde”, pyetjes ”A jeni personalisht dakord apo jo me bashkimin e Rumanisë me Republikën e Moldavisë?”, 59 u përgjigjën ”po”, 27% ”jo” dhe 14% ”nuk e di/nuk dua të përgjigjem”.

Po sipas këtij sondazhi, 85% e qytetarëve u përgjigjën se ishin krenarë që ishin rumunë, tetë për qind ”jo” dhe shtatë për qind ”nuk e di/nuk dua të përgjigjem”.

Të pyetur se cilët ishin fqinjët më të ngushtë të Rumanisë, 49% thanë Hungaria, 19% Ukraina, 14% Moldavia, 11% Serbia dhe katër për qind Bullgaria.

Ky sondazh u realizua gjatë datave 15-17 nëntor, me 807 persona dhe me marzh gabimi 3,2%./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e Shqipërisë në Kinë, pritje me rastin e Festës Kombëtare
Artikulli tjetërFotot/ Ambasada e Shqipërisë në Ankara, pritje për Ditën e Pavarësisë