Konferencë mbi Ndotjen e Ajrit dhe Planifikimin Urban

PRISHTINE, 29 nëntor /ATSH/ -Ambasada Franceze në Kosovë dhe Balkan Green Foundation (BGF) sot organizojnë Konferencën mbi Ndotjen e Ajrit dhe Planifikimin Urban.

Kjo konferencë e nivelit të lartë do të ofrojë mundësinë e diskutimit mbi sfidat politike lidhur me cilësinë e ajrit në Prishtinë dhe lidhjet e saj me planifikimin urban, ku ekspertët francezë do të shkëmbejnë me homologët kosovarë kërkesat dhe politikat e BE-së në fushën e cilësisë së ajrit dhe praktikat më të mira lidhur me Planifikim Urban. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.