Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2018

TIRANE, 28 nëntor/ATSH/- Moti për sot parashikohet i vranët në orët e mëngjesit, e gradualisht me kthjellime kryesisht në zonat bregdetare dhe ato të ulta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu lokale kryesisht të përqendruara në pjesën Jugore dhe atë Veriore të vendit. Reshje bore të intensitetit të ulët në Alpe e Verilindje.

Era me drejtim Verilindje me shpejtësi 6-30m/s, erë intensive dhe me rrahje përgjatë kryesisht në Veri e Verierëndim të vendit.

Valëzimi në dete forca 3-4 me lartësi vale 1.8-2.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/15 re diell
Kukës 4/6 re borë
Lezhë 9/14 re diell
Dibër 3/6 re borë
Durrës 9/16 re diell
Tiranë 8/15 re diell
Elbasan 8/15 re diell
Berat 8/16 re diell
Vlorë 11/16 re diell shi i dobët
Korcë 3/6 re shi i dobët
Gjirokastër 10/14 re diell shi i dobët
Sarandë 11/16 re diell shi i dobët

 /a.g/            

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Industria e makinave paralajmëron për një katastrofë në rast Brexit pa marrëveshje
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28.11.2018