Ballina Kosova

Në dhjetor FSK shndërrohet në ushtri

PRISHTINË, 27 nëntor /ATSH/ – Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, shprehu bindjen e tij të plotë se shndërrimi i Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri do të jetë në dhjetor.

I pranishëm në në aktivitetin me rastin e manifestimit “Dita e Forcës”, e cila u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Berisha tha se transformimi i FSK-së do të zgjasë 10 vjet.

“Sot është ditë e hapur për qytetarët dhe ne i prezantojmë kapacitetet tona. Njëkohësisht e kemi 10-vjetorin e FSK-së dhe shpresoj që vitin tjetër të prezantojmë edhe kapacitete të tjera. Ne jemi duke i përgatitur  për transformim. Ashtu siç kemi deklaruar ne shpresojmë që në muajin dhjetor do të jetë muaji i tranzicionit. Presim të përfundojnë projektligjet nga komisionet”, tha Berisha.

Komandanti i Forcave Tokësore, Enver Cikaqi, u shpreh se FSK ka bashkëpunim të mirë me të gjithë qytetarët e Kosovës, teksa shtoi se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Qytetarë të shumë patën mundësi të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së. /KosovaPress//e.malaj//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInfrastrukturë në shërbim të turizmit, projekte ambicioze
Artikulli tjetërIsh-gjyqtari Apelit dënohet me 2 vite e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit