Ballina Bota

ITALI – ‘’Ndrangheta” mafia më e fuqishme e globit

ROMË, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – ”Ndrangheta”, mafia kalabreze është e vetmja organizatë kriminale e pranishme në të gjithë kontinentet dhe vazhdon të zgjerohet, njoftoi sot Nicola Gratteri, një magjistat italian, i cili lufton prej dekadash kundër mafias.

”Ndrangheta” është e vetmja mafie e pranishme në të gjithë kontinentet: në Europën Perëndimore, Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore, Amerikën e Jugut, Afrikën dhe tani po shtrihet në Europën Lindore dhe në Azi’’, deklaroi Gratteri për shtypin e huaj në Romë.

Gratteri, 60 vjeç, i cili që nga viti 1989 është nën mbrojtjen e policisë, aktualisht Prokurori i Përgjithshëm i Catanzaros, kryeqendra e Kalabrisë.

Ai prezantoi librin e tij “Historia e fshehtë e ”Ndrangheta”,  shkruar në bashkëpunim me pedagogun, Antonio Nicaso, një specialist i studimeve për mafian, i cili jep mësim në SHBA dhe në Kanada.

‘’Ndrangheta’’ është kudo e pranishme aty ku ka para dhe pushtet. Ajo nuk është as e majtë as e djathtë’’, shtoi ai. /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas “Marriot International”, një tjetër markë e njohur do të investojë në Shqipëri
Artikulli tjetërFRANCË – Një zyrtar i lartë i Senatit pezullohet nga detyra pas dyshimeve për spiunazh