Ballina SPORT

Hysaj larg “Napolit”, pas ardhjes së Ançelotit

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – E ardhmja e Elseid Hysajt është në udhëkry pas ardhjes se trajnerit te ri Karlo Ançeloti. Mbrojtësi shqiptar ende nuk e ka të qartë nëse do të jetë pjesë e “Napolit” sezonin e ardhshëm, edhe pse ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2021.

24-vjeçari, i cili u ble nga “Empoli” në vitin 2015 për 5 milionë euro, ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit napolitanë për rinovimin e kontratës.

Përfaqësuesit e mbrojtësit shkodran kërkojnë më ngulm një kontratë afatgjatë me pagë të dyfishuar, që shkon nga 1.6 në 3 milionë euro neto në sezon si dhe eliminimin e klauzolës 50 milionë euro e vlefshme për jashtë Italisë, kërkesa këto që konsiderohet të ekzagjeruara.

“Chelsea”, që drejton mentori i tij, Maurizio Sarri, e ka kërkuar verën e kaluar dhe tani është gati të rinisë bisedimet për ta mbyllur një herë e mirë këtë çështje.

Presidenti De Laurentiis, për momentin, nuk dëshiron të privohet nga Hysaj, por nuk përjashtohet mundësia që të ndryshojë mendje. Shpërthimi i Malcuit dhe mundësia për të fituar para janë dy argumente të vlefshme, që u shtohet edhe interesimi për Darmian. /o.l//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak94 bursa për gjimnazistët e shkëlqyer të Korçës
Artikulli tjetërRestaurim i banesës së Myzafer Karagjozit