TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ – Vogëlushët e kopshteve të Tiranës të veshur kuq e zi, me ngjyrat e flamurit mbushën sot mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.
Të shoqëruar nga edukatoret fëmijët kanë vizituar pavijonet e muzeut, ku janë njohur me historinë e ngritjes së flamurit në 1912 në Vlorë dhe qytetet e tjera të vendit.
Fëmijët takuan edhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, me të cilën dolën në fotografi duke bërë simbolin e shqiponjës.
“Uaa çfarë kënaqësie, kuq e zi. Kur gjendesh rastësisht në Muzeun Historik Kombëtar për punë dhe përpara të pret një lumë fëmijësh me ngjyrat e nëntorit shqiptar”, shkruan Kumbaro.
/k.s/































