Ballina Kryesore

“Ditët e Kulturës Shqiptare”, Inva Mula koncert në Koper

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Në katedralen e qytetit të Koperit u organizua koncerti i sopranos së madhe Inva Mula, shoqëruar nga pianistja Lule Elezi.

Koncerti ishte pjesë e veprimtarive të shumta në kuadrin e Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Iliria”.

Para koncerit të pranishmit i përshëndetën kryetari i Shoqatës “Iliria” Heset Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe profesor Shyqyri Nimani.

I pranishëm, përveç publikut artdashës ishte edhe kleriku, drejtues i katedrales së Koperit.

Koncerti i të mirënjohurës Inva Mula, përfqaqëson një ngjarje, që vështirë se përsëritet dhe që do të mbetet gjatë në memorien e të pranishmëve dhe të jetës artistike të qytetit.

Koncerti u zhvillua pikërisht në atë katedrale, ku rreth tre shekuj më parë drejtonte meshat shqiptari Agustin Bruti.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, hapet panairi tradicional “Blej Shqip”
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Marrëveshja e Brexit dëmton tregtinë mes Uashingtonit dhe Londrës